Koeman prane largimit: Tani Valencia kerkon Mourinho

Aurel Borici – Top News
Aventura e trajnerit të Valencias, Ronald Kuman mund të përfundojë më shpejt sesa parashikohet në stadiumin ‘Mestaja'. Seria e rezultateve negative dhe përjashtimi i disa senatorëve të ekipit kanë sjellë dhe sulmet e para në drejtim të teknikut holandez, në pankinën e të cilit po shfaqet hija e portugezit Murinjo. Tek klubi i Valencias, Ronald Kuman zëvendësoi trajnerin spanjoll Kike Sancez Flores, i shkarkuar pas humbjeve të thella që pësoi skuadra nga Mestaja. Tekniku holandez ka firmosur për 2 vjet e gjysmë me iberikët, por disfata e fundit në kampionat ndaj Almerias ka bërë që të lëkunden ndjeshëm pozitat e tij në pankinë. Emri i përfolur për zëvendësim ështa ai i trajnerit më të lakmuar në botë për momentin, Hoze Murinjo, i cili është kontaktuar duke parë dëshirën për të punuar në Primera Divizion. Luzitani ka kërkuar kohë për t'u menduar mbi ofertën e Valencias dhe agjenti i tij ka intensifikuar takimet me drejtuesit e ekipit. Për momentin Valencia është e shkëputur vetëm 5 pikë nga zona e rënies nga kategoria dhe ambiciet për Ligën e kampioneve janë shumë larg për t'u arritur. Burimi:-![]()
Aventura e trajnerit të Valencias, Ronald Kuman mund të përfundojë më shpejt sesa parashikohet në stadiumin ‘Mestaja'. Seria e rezultateve negative dhe përjashtimi i disa senatorëve të ekipit kanë sjellë dhe sulmet e para në drejtim të teknikut holandez, në pankinën e të cilit po shfaqet hija e portugezit Murinjo. Tek klubi i Valencias, Ronald Kuman zëvendësoi trajnerin spanjoll Kike Sancez Flores, i shkarkuar pas humbjeve të thella që pësoi skuadra nga Mestaja. Tekniku holandez ka firmosur për 2 vjet e gjysmë me iberikët, por disfata e fundit në kampionat ndaj Almerias ka bërë që të lëkunden ndjeshëm pozitat e tij në pankinë. Emri i përfolur për zëvendësim ështa ai i trajnerit më të lakmuar në botë për momentin, Hoze Murinjo, i cili është kontaktuar duke parë dëshirën për të punuar në Primera Divizion. Luzitani ka kërkuar kohë për t'u menduar mbi ofertën e Valencias dhe agjenti i tij ka intensifikuar takimet me drejtuesit e ekipit. Për momentin Valencia është e shkëputur vetëm 5 pikë nga zona e rënies nga kategoria dhe ambiciet për Ligën e kampioneve janë shumë larg për t'u arritur. Burimi:-