Hamdi Salihi, gjahtari gol edhe në shi

Mos bëni qoftë edhe gabimin më të vogël në zonë se Hamdi Salihi nuk të fal. Kjo është pak a shumë opinoni i Simon Dudle, gazetarit të së përditshmes zvicerane "Tagblatt" në komentin e tij nga ndeshja miqësore FC Will-SV Ried në Antalia të Turqisë të fituar 4-1 nga skuadra e shqiptarit, të luajtur ditën e hënë.
"Hamdi Salihi pak përpara përfundimit të pjesës së parë, përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e Ëill duke shënuar golin e tretë, cka vendosi edhe ndeshjen", shkruan uebsajti zviceran tagblatt.ch. Golat u shënuan nga Glasner (22'), Brenner (25'), Salihi (44') dhe Martinez (77.). Ndeshja u zhvillua në një temperaturë të ftohtë dhe nën një shi të rrëmbyeshëm.
Kjo ishte edhe fitorja e parë e SV Ried n në tre miqësoret e zhvilluar në Belek të Turqisë. Skuadra e Salihit kishte humbur me SV Wehen (0-1), me FK Baku (1-2). Të shtunën Ried do të përballet me Wacker Burghausen, ndësa më 9 shkurt me Red Bull Juniors.