Nallbani: Tirana, gati ndaj Elbasanit

Tashmë merkato është në ditët e fundit të saj dhe skuadrat janë të impenjuara maksimalisht për ndeshjet e kampionatit që rifillon ditën e shtunë në 2 shkurt. Tirana është një prej skudrave që ka bërë një merkato shumë cilësore duke afruar në gjirin e saj edhe katër lojtarë të huaj, mbrojtësin shqiptar Kcira, maqedonasin Gjoreski dhe dy mesfushorët francezë Mohellebi e Moke. I gatshëm për bardheblutë pritet të jetë dhe kapiteni Muka, i cili vjen pas një dëmtimi të gjatë. Ndeshjen e parë trë këtij viti Tirana do ta luajë në kryeqytet me Elbasanin një prej rivalëve më të ashpër në tri sezonet e fundit.
Në lidhje me këtë sfidë portieri titullar i skuadrës Blendi Nallbani shprehet: "Ndihemi gati për rifillimin e kampionatit. Ndeshjen e ardhshme e kemi me Elbasanin, të cilin na duhet ta kalojmë me sukses. Tani jemi edhe më të motivuar, për shkak të plotësimit të skuadrës pas problemeve që kemi kaluar në gjysmën e parë të sezonit"
"Mendoj se merkatoja është zhvilluar tepër cilësore dhe lojtarët e rinj të afruar në gjirin tonë janë ambientuar më shpejt sec duhet me grupin. Ndihemi të konsoliduar në të gjitha repartet e fushës dhe një gjë e tillë u pa edhe në fazën përgatitore në Turqi.
"U stërvitëm në kushte mjaft të mira dhe zhvilluam edhe tri ndeshje miqësore, të cilat u kaluan me sukses nga skuadra jonë. Ato ishin një tregues i qartë i fizionomisë që ne kemi krijuar duke lënë pas problemet dhe rezultatat jo të mira në të kaluarën. Ndodhemi 9 pikë larg kreut, por kjo nuk mendoj se është ndonjë problem për ne deri në përfundimin e sezonit".
Burimi: Gazeta "SPORTI"