Rinovimi i Kombetares: Vezhgohen lojtaret e Superiores

Aurel Borici – Top News
Stafi teknik i ekipit kombëtar ka nisur punën për rinovimin e skuadrës me elementë të rinj. Pas zborit 2 javor të zhvilluar në Antalia të Turqisë, tekniku Han dhe ndihmësi i tij De Jong do të ndjekin nga afër në skuadrat e tyre, futbollistët që janë pjesë e kombëtares dhe ata që mund të jenë në të ardhmen. Ari Han do të shikojë nga afër disa prej titullarëve që aktivizohen në Evropë, për të parë gjendjen e tyre në prag të miqësoreve të muajit mars, ndërkohë që ndihmësi i tij do të mbërrijë këtë fundjavë në Tiranë. De Jong do të ndjekë nga afër ndeshjet e kampionatit kombëtar në 2 javët e para për vitin 2008, ndërsa do të jetë i pranishëm edhe në seancat stërvitore të disa prej klubeve kryesore. Do Jong do të ndjekë nga afër edhe miqësoren që ekipi U-21 do të luajë në në 6 shkurt Vlorë, përballë homologëve maqedonas. Konfimimi për axhendën e stafit teknik të përfaqëseuses e konfirmon edhe federata e futbollit, nëpërmjet faqes së internetit, që shton se drejtuesit e ekipit kanë përcaktuar një serë inspektimesh periodike për futbollistët si brenda dhe jashtë vendit. Burimi:-![]()
Stafi teknik i ekipit kombëtar ka nisur punën për rinovimin e skuadrës me elementë të rinj. Pas zborit 2 javor të zhvilluar në Antalia të Turqisë, tekniku Han dhe ndihmësi i tij De Jong do të ndjekin nga afër në skuadrat e tyre, futbollistët që janë pjesë e kombëtares dhe ata që mund të jenë në të ardhmen. Ari Han do të shikojë nga afër disa prej titullarëve që aktivizohen në Evropë, për të parë gjendjen e tyre në prag të miqësoreve të muajit mars, ndërkohë që ndihmësi i tij do të mbërrijë këtë fundjavë në Tiranë. De Jong do të ndjekë nga afër ndeshjet e kampionatit kombëtar në 2 javët e para për vitin 2008, ndërsa do të jetë i pranishëm edhe në seancat stërvitore të disa prej klubeve kryesore. Do Jong do të ndjekë nga afër edhe miqësoren që ekipi U-21 do të luajë në në 6 shkurt Vlorë, përballë homologëve maqedonas. Konfimimi për axhendën e stafit teknik të përfaqëseuses e konfirmon edhe federata e futbollit, nëpërmjet faqes së internetit, që shton se drejtuesit e ekipit kanë përcaktuar një serë inspektimesh periodike për futbollistët si brenda dhe jashtë vendit. Burimi:-