Hertha, largohet Babbel vjen Skibbe

Mediet gjermane kanë njoftuar se trajneri i Hertha Berlinit, Markus Babbel do të largohet nga klubi dhe zëvendësohet nga ish strategu i Eintracht Frankfurtit, Michael Skibbe.
Magazina Kicker ka raportuar të shtunën se Babell ka njoftuar drejtuesit e Herthas se nuk do të vazhdojë kontratën e tij e cila skadon në fund të këtij sezoni.
Ndërsa, Bild ka theksuar se Skibbe ka arritur marrëveshje me Herthan për dy vjet e gjysmë, duke filluar nga 1 janari. Skibbe është aktualisht trajner i ekipit turk Eskisehirspor.