Përleshje para selisë së qeverisë në Kajro

Në kryeqytetin egjiptian janë zhvilluar përleshjet më të ashpra që prej fillimit të zgjedhjeve parlamentare. Numri i të vdekurve në përleshjet në rrugë në Kajro u rrit natën duke gdhirë e shtuna në shtatë vetë, bënë të ditur aktivistë të të drejtave të njeriut.
Forcat e sigurisë patën shkatërruar më parë një bllokadë, që ishte ngritur tri javë më parë para ndërtesës së qeverisë dhe sulmuan kampin e protestës.
Policë ushtarakë rrahën me shkopinj edhe gratë, ndërsa demonstruesit hodhën gurë dhe lëndë shpërthyese.
Ata kërkuan t`i jepet fund sundimit të Këshillit Ushtarak. Ministria e Shëndetësisë njoftoi për më shumë se 250 të plagosur ditën e premte. Shumë nga viktimat kishin plagë me armë zjarri.