SHBA dhe OKB i heqin sanksionet Libisë

Ky vendim pason pas atij të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për t’i hequr sanksionet Libisë, që i kishte ngrirë Libisë rreth 150 miliardë dollarë pasuri jashtë vendit, pas shpërthimit të kryengritjes kundër Gaddafit në muajin shkurt.
Sekretari i Jashtëm britanik, William Hague, vuri në dukje se kjo do të thotë se qeveria kalimtare e Libisë do të ketë mundësi të shfrytëzojë të gjithë fondin e ngrirë jashtë vendit që i duhet për rindërtimin e vendit.
Shtëpia e Bardhë tha se SHBA-ja ka zhbllokuar kështu të gjitha pasuritë e qeverisë dhe të Bankës Qendrore të Libisë, pasuri që janë nën juridiksionin amerikan, por se do të mbajë më tutje të ngrira të gjitha pasuritë e familjes Gaddafi.
Departamenti amerikan i Thesarit tha se ka zhbllokuar më shumë se 30 miliardë dollarë pasuri që i përkasin qeverisë libiane.