Heshtet monopoli

Vendim i Komisionit për Konkurrencë, me të cilin i dënoi për monopol kompanitë “Gekos” dhe “Dukagjini”, ka mbetur vetëm në letër.
Këto kompani po vazhdojnë të operojnë me arka fiskale, si të vetme. Ndërkohë, dy kompanitë e tjera “Printec dhe R&T që u licencuan nga Ministria e Financave, nuk po shihen me produktet e tyre në treg. Të dyja u licencuan në shtator të vitit të kaluar.
Me këtë institucionet nuk e quan deri në fund vendimin e Komisionit për Konkurrencë, kur i dënoi për monopol kompanitë ekzistuese “Gekos” dhe “Dukagjini”. Rekomandimet e Komisionit ishin që të futen kompani të reja në treg sa më parë.
Tani pas gjashtë muajsh, Administrata Tatimore e Kosovës i bie shkurt kësaj pune, duke paralajmëruar hyrjen e tyre në treg shumë shpejt.
“Kompanitë e reja janë në fazën përfundimtare të përgatitjeve teknike dhe pritet shumë shpejt të jenë në treg”, ka thënë zëdhënësja e ATK-së, Hava Ademi.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...