E Shtunë, 31 Tetor 2026

I fiku zjarri

Nga pakujdesia e fëmijëve, familjes Budakova nga fshati Kostanjevë i Shtërpcës të shtunën i janë djegur gjithë bagëtitë. Me to i ushqenin gjashtë fëmijët dhe mbeteshin gjallë. Tash kanë ngelur pa asgjë dhe presin ndihmë nga Komuna. Nga Lirita Halili më 15 shkurt 2011 në ora 08:38

Kostanjevë, Shtërpcë, 14 shkurt - Ajo është njëra ndër 13 shtëpitë e fshatit. Në të jeton familja tetëanëtarëshe e Naser Budakovës, e cila dy ditë më parë humbi gjithçka që kishte. Në mëngjesin e hershëm të së shtunës, ata humbën pasurinë e vetme që kishin - 78 krerë bagëti, nga të cilat kjo familje jetonte.

Të hënën, familjarët ishin mbledhur në vendin ku para tri ditësh gjendeshin 45 krerë dhi e 33 krerë edha. Po pastronin hirin e mbetur nga djegia e bagëtisë dhe stallës.

Nga mërzia, Naseri nuk mund të nxirrte asnjë fjalë nga goja. Madje ai as që afrohej pranë trupave të djegur të bagëtisë. “Nuk po ma duron zemra, nuk po mund t’i shohë syri, jam bërë për doktor. Mbeta pa kurrgjë”, ishin fjalët e tij të vetme.

Gruaja e Naserit, Shehidja, edhe pse qante vazhdimisht, nuk hezitoi të rrëfejë ngjarjen tragjike.

“Po më dhimben vetëm kur po e di mënyrën se si kanë cofë”, thotë ajo.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›