E Diel, 1 Nëntor 2026

Heshtja e Bamir Topit për abuzimet që presidentca po konsumon me veprat autoriale të tim eti

10-08-2011 / Nga Floriana Odhise Paskali

Denoncoj abuzimin që presidenti Bamir Topi dhe stafi i tij po konsumojnë ndaj veprës autoriale të tim eti. Nëse vazhdohet kjo fyerje ndaj Nderit të Kombit Odhise Paskali, familja është e detyruar të kthejë mbrapsht ne mënyre publike, te gjitha dekorimet e institucionit të presidencës

Ne memorie te 105 vjetorit te lindjes se babait tim dhe me rastin e 540-vjetorit te vdekjes se heroit tone kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu, ne bashkepunim me Muzeun Historik Kombetar, organizuam ne 17 janar 2009, ekspoziten me 25 vepra ne skulpture si dhe u botuan per here te pare, 810 Esse-te filozofike te tij, “Shpirti im i Ripërtërirë”. Ne kete aktivitet, perveç te ftuarve dhe shtypit, qe i pranishem edhe Shefi i Kabinetit te Presidentit, z. Aleksander Flloko, i ardhur enkas per kete aktivitet, nga Presidenca. Z. Flloko, ne emer te Presidentit, na informoi per sallen e pritjes qe po rikonstruktohet ne Presidence dhe porositi disa nga veprat e ekspozites se babait tim, per sallen e re, qe do te emërtohej “Salla Skënderbeu” si dhe nje vepër per në shtepine e Presidentit.
Po jetoja nje ndjenje te perafert me ate qe ndjeu babai im, Odhise Paskali, kur kreu i Shqiperise, Mbreti Zogu I, i porositi tim eti, skulpturat te cilat qe nga 1940, dhe sot pas 70 vjetesh, hijeshojnë Pallatin Mbreteror apo sot Pallatin Presidencial. A e dini Ju Z.President Bamir Topi se: 1. Që në hyrje të Pallatit Mbretëror apo pallati Presidencial, gjendet Harku  i rrethuar nga grupi skulptural i 5 patriotëve të mëdhenj shqiptarë, grup skulptural i vitit 1940, vepra të krijuara nga babai im, Odhise Paskali? 2. Që në hyrje të derës kryesore të Pallatit Mbretëror është nudoja më e madhe ne Shqiperi dhe më e arritura artistikisht “Pjelloria”, vepër e vitit 1940 e babait tim, Odhise Paskali? 3. Që në sallën kryesore të këtij Pallati, Ju Presidenti i vendit tim, jepni dekoratat më të larta të kombit “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe “Naim Frasheri” të arta, prisni personalitetet me te larte zyrtare, shqiptare dhe te huaj, dhe keto i beni, përpara bustit të Skënderbeut, vepër e vitit 1939, e babait tim, Odhise Paskali, që ka 523 pune në skulpturë të krijuara në 62 vjet veprimtari artistike?
Zoti President i vendit tim Bamir Topi, Ju bej me dije publikisht, se veprat e artit, te babait tim, te porositura nga Shefi i Kabinetit, shoku juaj i klases, Aleksander Flloko, me profesion veteriner, qe Ju e keni zgjedhur ne kete post te larte zyrtar, s’me jep pergjigje prej 2 vjetesh, megjithe kerkesat e mia zyrtare, per punët e porositura nga ky njeri, ne emer Tuaj. Ju bej me dije, Z. President Bamir Topi, se per keto vepra, jane shpenzuar leke, nga buxheti yne familjar, per t’u paraqitur ne sallen e re te Presidences, denjesisht ashtu sic qendrojne te gjithe veprat e Paskalit, dhe presin per t’u terhequr, nga Institucioni qe Ju drejtoni. Keto veprime te pajustifikueshme, te z. Aleksander Flloko, qe Ju e keni emeruar ne kete post te larte te Presidences se vendit tim, ia shpreha ne nje moment ne janar te 2011, edhe Zonjes se Pare te vendit, zonjes Tuaj, Teuta Topi, duke e informuar, qe keto vepra te shkonin ne destinacionin e porositur. Për personin e Aleksander Fllokos, ajo ndau te njejtin mendim me mua dhe me tha: Ai ashtu ben me te gjithe…eshte i pandergjegjshem dhe pin shume… dhe justifikohet se s’mban përgjegjësi…”. Per sallen  e re te Presidences, salle qe i perket imazhit te shtetit shqiptar, dhe jo apartamentit apo viles se Zotit Shef Kabineti, Aleksander Flloko, ky i fundit u kujdes me shijen e Tij.
Ne median elektronike, sa here paraqitet Presidenti ne ceremonialet zyrtare ne kete salle, ne shohim nje Skenderbe tjeter, nga imazhi i bustit te Paskalit, te Pallatit Presidencial. Nje President i vendit, qe del ne publik para bustit të 2 Skënderbeve, dhe ky imazh artistik, nuk Ju ka shqetesuar aspak, Ju President i vendit tim! Kjo kopje anonime, e shëmtuar, nje plagjiature e vepres simbol te Skenderbeut, e punuar nga dora e arte e babait tim ne 1939, kjo kopje e shëmtuar, eshte e vendosur sot ne sallen e re te Presidences, nen kujdesin e Aleksander Fllokos. Ne baze te ligjit te te drejtes se autorit, respektimi i se ciles, eshte ne Kushtetuten e vendit tim, si dhe nder 12 pikat  qe Komiteti Europian i ka vene  Shqiperise per zbatim si kusht, per te marre statusin e vendit kandidat, per ne familjen europiane, kjo veper do hidhet tej, si plagjiature e shemtuar dhe veper abuzive.
Ju bej me dije Z. President Bamir Topi, Se busti i Skenderbeut dhe Monumenti i Skenderbeut, si 2 vepra tashme Imazhe te Shqiperise, jane veprat qe mbajne vulen e Mjeshtrit te Madh, Odhise Paskali. Ato riprodhohen pa te drejte autori, dhe ne kundershtim te hapur me ligjin qe Ju vete e keni dekretuar, dhe eshte  ne themelin e Kushtetutes sone, per pronen intelektuale.
Dua t’Ju bej me dije, qe per keto 2 vepra qe Ju i dhuroni, dhe i merrni me porosi, tek një argjendari e kryeqytetit, ne menyre te perseritur dhe flagrante, jane çështje tashme ne proces, te ndjekura nga te gjitha organet e ligjit, si Prokuroria e Rrethit Tirane, Policia e Shtetit dhe Gjykata e Tiranes, ku jane ngritur padite civile dhe penale.
Njekohesisht kam vene ne dijeni Kryeministrine, Departamentin e Antikorrupsionit, Ambasaden Amerikane, OSCE, dhe Komitetin Europian nepermjet Ambasadoreve perkates, me nje leter te detajuar, me te gjitha abuzimet qe per 20 vjet rresht, shtetit shqiptar, jane bere 40 milion euro dem ekonomik, duke shkelur Copyrightin e veprave te babait tim.
Arsyeja e vetme sot qe po Ju shkruaj, Zoti President i vendit tim, është se jam trashëgimtarja e denjë e Odhise Paskalit, që luftoj çdo ditë me jetën, ne menyre te ndershme, dhe te pabarabarte, duke u përballuar me të gjithë mafien e atyre që kanë guxuar paturpësisht, të kopjojnë në mënyrë të fëlliqur, veprat e babait tim, Odhise Paskali. Elementet qe përfitojnë me miliona dollarë, duke bërë kopje, plagjiatura dhe konkurse të turpshme për veprën e Skënderbeut, e duke i shitur ato ne të gjitha pikat e Souvenireve ne tregun shqiptar, ne tregun e Kosoves e më gjere neper bote, me kane kercenuar mua, trashegimtaren legjitime te ketij Artisti te madh, me buken e gojes, e duke me bere presion, te largohem nga Shqipëria, qe te jene te qete, ne vjedhjet e tyre e porosite e pista, ne rruge antiligjore.
Veprat e babait tim, gjuhen dhe vidhen hapur nga mafia shqiptare e artit, per perfitime marramendese, sepse e dine, që dalta e babait tim, Odhise Paskali, u ka dhëne ketyre veprave, vulën e përjetësisë, si vepra të paarritshme.
Zoti President i vendit tim Bamir Topi, Ju bej me dije se: Qeveria Shqiptare, nepermjet Ministrise  Turizmit  Kultures Rinise dhe Sporteve, duke vleresuar krijimtarine 62 vjecare ne sherbim te kombit te tij, te babait tim, ne kuader te “Viti Odhise Paskali” per artet figurative,  botoi me kete rast ne vitin 2010, ne bashkepunim me mua, te bijen e artistit, te parin Katalog me vepra te zgjedhura nga krijimtaria e tim eti, ku ne kopertinen e tij, eshte nudo “ Pjelloria”  qe qendron qe nga viti 1940, ne hyrjen kryesore te Pallatit Presidencial, ku JU kaloni çdo dite,  si nje veper arti me vlere te rralle.
Po ashtu Ju bej me dije Z. President Bamir Topi se: Ju kam derguar nje leter zyrtare, per gjetjen e Bocetit te rralle te punuar nga babai im, te Monumentit te Skenderbeut, bocet i vitit 1955, me qellimin e mire patriotik, qe ky bocet me vlera te rralla, historike, te vendosej ne Pallatin Presidencial ne vend te vepres “I Urituri” (1924), grabitur si plaçke lufte, nga ky Pallat Mbreteror, dhe prap JU, vetëm heshtni…. Ju bej me dije Z. President i vendit tim, se: Une e bija, Floriana Odhise Paskali, jam gjallë dhe ne damarë me rrjedh gjaku i babait tim. Ju bej me dije Z.President Bamir Topi, se: Une Floriana Odhise Paskali, si qytetare e thjeshte, me dinjitet dhe ndershmeri, qe ndodhem e papune, dhe pa asnje te ardhur ekonomike, perveç vlerave te Copyright si trashegimtare legjitime, qe më ka lene babai im i nderuar, nuk do te hesht, deri diten e fundit te frymes time, dhe heshtja Juaj, heshtja e Presidentit te vendit tim, mesa duket po përshpejton varfërine, sukses i mirëstudiuar me bllokade cfilitëse ekonomike nga njerëz te interesuar, deri ne asgjësim….timin.
Turp i madh!! Dhe Ju vetëm heshtni!!!!
Une nuk kërkoj lëmoshë, Zoti President. Une kërkoj te marr vetem ato qe me ka lene babai im, Odhise Paskali, ne respekt te amanetit te Tij, dhe te rroj me ndërshmëri e dinjitet.
Ne qoftese me heshtjen tuaj ndaj meje Ju zoti President i vendit tim, Bamir Topi, mendoni se fyeni pasardhësin e Nderit te Kombit, Odhise Paskali, obligohem të kthejmë  mbrapsht ne mënyre publike, te gjitha dekorimet ndaj familjes PASKALI.
Po e mbyll kete shkrim me nje proverb hebre. “Kur nje njeri sheh nje padrejtesi dhe hesht, quhet ta kesh mire me te gjithe, si me viktimen dhe me atë qe kreu krimin. Por kur je dhe i pari i vendit, dhe ke mundesi te nderhysh e ta mbrosh viktimen, por ti s’vepron por hesht, atëhere heshtja nënkupton baraz krimin”.

Floriana Odhise Paskali
(Diplomë Kritike Muzike, Arts Administration, New York University, USA)

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›