“Aleanca për Qytetarin”, merr këshillin bashkiak të Durrësit

Këshilli mandaton edhe 7 anëtarët e Këshillit të Qarkut, të cilët gjithashtu i përkasin koalicionit të djathtë
Këshilli bashkiak i Durrësit, i zgjedhur në votimet lokale të 8 majit ka filluar sot veprimtarinë e tij. Kryetari i bashkisë, Vangjush Dako, i cili fitoi një mandat të dytë drejtimi, lexoi formulën e betimit në prani të këshilltarëve dhe të përfaqësuesve të institucioneve vendase dhe ndërkombëtare.
Në ceremoninë e betimit të kryebashkiakut, Dako ka qenë i pranishëm edhe ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, Eugen Ëollfarth.
Gjatë mbledhjes për konstituimin e këshillit bashkiak është zgjedhur edhe kryetari i tij, Indrit Hamiti, përfaqësues i listës së koalicionit të djathtë “Aleanca për Qytetarin”.
45 këshilltarët kanë zgjedhur edhe 7 përfaqësuesit e këtij këshilli në Këshillin e qarkut të Durrësit, të cilët gjithashtu i përkasin koalicionit “Aleanca për Qytetarin”.
Tashmë në 16 njësitë e qeverisjes vendore të qarkut ka përfunduar procesi i konstituimit të këshillave bashkiakë dhe komunalë.
Këshilli i qarkut të Durrësit do të ketë 47 anëtarë, ose një anëtar më shumë se sa në periudhën 2007-2011 për shkak të rritjes së numrit të popullsisë në nivel qarku.