Heshtje dhe nderim per Ali Podrimjen

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike mbajti një minute heshtje në nderim të poetit Ali Podrimja. Kryeministri Berisha vlerësoi se poeti kosovar shtroi themelet për poezinë moderne shqiptare, si gjeniu i kurajos së letrave shqipe. Kryeministri ftoi shqiptarët të lexojnë e rilexojnë veprën e tij të pavdekshme. “Nuk ka shqiptar që nuk mund të mos gjejë frymëzimin në krijimtarinë e tij gjeniale- u shpreh ai
Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike kryeministri shprehu vlerësim dhe nderim për Ali podrimen, poetin kosovar që u nda nga jeta, i cili, sikundër u shpreh Berisha shtroi themelet për poezinë moderne shqiptare, duke u shndërruar në gjeniun e kurajos së letrave shqipe.
Kryeministri Berisha tha se Podrimja më shumë se cdo kijues i këtij kombi është unifikator i shpirtit të tij. Natyrisht -tha ai Kosova është gjaku që për të nuk falej, teksa citoi një poezi të tij, por nuk ka pjesë të kombit që nuk zë vend në veprën e Podrimes, vlerë që kombit i është dhënë nga pena e tij, por që nuk do të mund t’i kthehet kurrë.