Zjarr i fuqishem prej 4 ditesh ne Priske
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë prej 4 ditësh masive me shkurre dhe pemë në afërsi të Priskës. Ndryshimi i drejtimit të erës ka rrezikuar seriozisht gjatë të gjithë ditës banorët e fshatit Gurrë e Madhe në periferinë juglindore të Tiranës. Me të marrë sinjalizimin për situatën në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbime të shumta zjarrëfikëse, policore si edhe forca të ushtrisë.
Situata paraqitej tejet e vështirë për shkak të terrenit të thyer. Shërbimet zjarrëfikëse ishin dislokuar kryesisht pranë banesave për të mos lejuar përfshirjen e tyre nga flakët.
Për situatën është ngritur edhe grupi për menaxhimin e emergjecave me përfaqësues të pushtetit lokal, zjarrëfikëseve, policisë dhe ushtrisë. Ndërsa situate ndiqej me shqetësim nga deputeti i zonës Genti Strazimiri.
Zjarri nuk kishte përfshirë banesat por shkaktoi dëme të konsiderueshme në drurët frutorë dhe të mbjellat e banorëve. Parcelat e tyre ndodheshin në zona larg rrugëve ku mund të lëviznin automjetet zjarrëfikëse të cilat vetëm ngarkesën e ujit en kanë 4 tonë.
Autoritetet garantonin se banesat do të mbaheshin të sigurta nga shërbimet zjarrëfikëse, ndërsa banorët rrezikonin të kalonin një tjetër natë në ankthin se mund të bien në grackën e zjarrit. Mungesa e mjeteve për shuarjen e zjarreve nga ajri ka bërë që e vetmja shpresë për shuarjen e flakëve që kanë përfshirë prej katër ditësh malin dhe që rrezikon të djegë dhe kurorën e Parkut të Dajtit, të jetë vetëm shiu.