E Shtunë, 31 Tetor 2026

Het-trick i Ibraimit

Futbollisti shqiptar Besart Ibraimi ka realizuar tregolësh për ekipin e tij Schalke 04, në miqësoren e zhvilluar të martën kundër ekipit tjetër gjerman, Gelsenkirchen. Sulmuesi nga Maqedonia ka luajtur gjatë gjithë ndeshjes duke shkëlqyer me paraqitjen e tij.

Ai realizoi tri golat e para për ekipin e Felix Magath në minutat 14, 32 e 63, ndërsa golat tjera i shënuan Farfan (2), Kuranyi e Sanchez. 23 vjeçari e gjeti golin e parë nga distanca, pasi mori një top nga krahu, nga mbrojtësi Rafinha. Të dytin, ish futbollisti i Renovës e shënoi me kokë, sërish pasi mori një top nga braziliani Rafinha.

Kurse, het-trikun e kompletoi në pjesën e dytë, kur u shërbye nga sulmuesi Farfan. Pa dyshim, Ibraimi ishte protagonist i kësaj ndeshjeje. Ai u transferua tek Schalke në janar të këtij viti nga Renova e Tetovës.

Vetë trajneri Felix Magath, kur e kishte blerë futbollistin, pati thënë se Ibraimi do të jetë e ardhmja e Schalkes dhe se do të llogarisë në të që nga sezoni i ardhshëm, kur të ambientohet në futbollin gjerman. Dhe, sulmuesi shqiptar i dha shenjat e para...

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›