Hetemaj afër Lecces

Mehmet Hetemaj ka shanse të mira që sezonin e ardhshëm të luajë në elitën e futbollit kosovar. Skuadra e Lecces, që nga sezoni i ri do të garojë në Serie A, është duke kërkuar shërbimet e mesfushorit kosovar.
Klubi nga Stadio Via del Mare tashmë ka filluar negociatat me menaxherin e reprezentuesit të Finlandës. Hetemaj nuk përjashton mundësinë që gjatë verës t’i bashkohet Lecces.
“Lecce është klubi që vazhdimisht po më përcjell. Menaxheri im ka biseduar me drejtuesit e këtij klubi dhe gjatë verës ka gjasa që të transferohem atje”, ka thënë Hetemja për Express.
Mesfushori me prejardhje nga Skenderaj ka thënë se edhe skuadra aktuale, Albinoleffe ka shprehur interesim ta mbajë edhe më tej në klub, pasi është vetëm huazim nga klubi greke Panionios (që mban kartonin e tij).
Pas një sezoni jo të mirë në kampionatin grek, Hetemaj verën e vitit 2009 vendosi të largohet nga Panionios për t’u huazuar një vit te skuadra nga Serie B, Albinoleffe. Ai me këtë skuadër pati paraqitje të mira në ligën e dytë italian ku edhe ra në sy të klubeve nga Serie A.
“Mendoj se kam bërë shumë mirë që jam larguar nga Greqia. Me Albinoleffen kamë pasur paraqitje të mira, kështu që jam i gatshëm të luaj edhe në Serie A”, u shpreh 22-vjeçari, për të cilin interesim kishte shprehur edhe Lazio.