Më i miri nga të rinjtë

Xherdan Shaqiri është zgjedhur futbollisti më i mirë i ri në kampionatin e Zvicrës. Mesfushori kosovar e mori këtë shpërblim në natën gala e cila u mbajt të hënën mbrëma në Bernë të Zvicrës, ku u shpërblyen më të mirët për sezonin 2009/2010 në futbollin zviceran.
Në këtë mbrëmje, ku të pranishëm ishin drejtuesit e futbollist zviceran, selektori Ottmar Hitzfeld dhe shumë futbollistë të njohur zviceranë, 18-vjeçari u tregua mjaft modest kur e mori këtë çmim. “Pa bashkëlojtarët e mi, unë nuk do të isha këtu”, ka thënë Shaqiri pasi mori shpërblimin.
Talenti kosovar në debutimin e tij në fanellën e Baselit ka lënë të gjithë gojëhapur me paraqitjet e shkëlqyeshme në elitën e futbollit zviceran. Shaqiri me skuadrën e tij arriti ta fitojë Kupën dhe titullin e kampionit të Zvicrës.
Loja e mirë e Shaqirit në këtë sezon u shpërblye me ftesën nga selektori i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld për pjesëmarrje në Kampionatin botëror, ‘Afrika e Jugut 2010’.
Po ashtu, në adresë të 18-vjeçarit me prejardhje nga Kosova kanë arritur disa oferta nga klube prestigjioze evropiane, si Arsenal, Fiorentina, Hamburg e Borussia Dortmund.
Më i miri në vuvuzela
Gjatë ceremonisë së shpalljes së më të mirëve për sezonin 2009/2010 në elitën e futbollit zviceran, thuajse të gjithë të pranishmit, nga kryetari i Federatës së Futbollit të Zvicrës e deri te selektori Ottmar Hitzfeld, i kanë fryrë vuvuzelës (instrument frymor, i cili prodhon tinguj të zhurmshëm).
Ndërsa sipas tabloidit zviceran, Blick, talenti kosovar i ka fryrë më së miri vuvuzelës.
Gjatë ndeshjeve të Kampionatit botëror Afrika e Jugut 2010, do të dëgjohen tingujt e vuvuzelës, i cili është mjet i rëndësisë së veçantë për tifozët e Afrikës së Jugut më tepër se veshja në ngjyrat kombëtare apo ngjyrosja e fytyrës.