Hetemaj beson te Reggina

Së fundmi, ndaj Spezias, ai ishte njëri prej më të mirëve në fushë, për skuadrën e tij. Edhe pse ekipit të tij të ri nuk po i shkojnë punët mirë, ai beson se Reggina do të këndellet shumë shpejt.
“Të gjithë e kanë para se Reggina luan mirë, që nuk është nën asnjë kundërshtar. Është e vështirë ta japim një shpjegim konkret sot. E vërteta është se në futboll luajnë rol vetëm rezultatet, kështu që shpresojmë që të kemi lojë më të zbehtë, por të jemi më efikas në të ardhmen”, deklaroi futbollisti drenicas në konferencë për shtyp.
“E kemi kuptuar tashmë se cila është rruga që duhet ta ndjekim. Nuk duhet të flasim për mungesë fati, nuk duhet të gjejmë arsye. Ajo që kemi bërë deri sot, po shihet që nuk mjafton. Mund të përmirësohemi shumë”, vazhdoi ai, i cili beson se renditja nuk përkon me lojën të cilën po e shfaq Reggina këtë sezon. Përballjen me Novarën në fundjavë e sheh si mundësi perfekte për t’u ngritur.