E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bala-gol, Sparta fluturon edhe në Ligën e Europës

Bekim Bala pas golit

“I lumtur që u shënova finalistëve të vjetshëm”

Bekim Bala ishte autor goli në një fitore të rëndësishme të Spartës së Pragës ndaj finalistes së vjetshme të Ligës së Europës, Atletik Bilbao.  Tomas Zapotoçni shënoi golin e parë për çekët që në minutën e 26-të, pastaj sulmuesi shkodran dyfishoi shifrat në minutën e 41-të, pas krosimit të saktë të Hushbauerit, ndërsa ky i fundit shënoi golin e tretë në fillim të pjesës së dytë (56′). De Markos shënoi një gol ngushëllimi për Bilbaon 17 minuta para fundit, ndërsa kjo ishte një humbje e rëndë për skuadrën e shquar baske të trajnerit Bielsa. Bala luajti për 90 minuta në një ndeshje që u ndoq nga 13 752 tifozë që kishin blerë biletë. Pas këtij suksesi, Sparta mban vendin e dytë në renditjen e grupit I, me 3 pikë, ndërsa Lioni kryeson me 6. “Ishte një ndeshje e rëndësishme dhe e vështirë kundër një kundërshtari me emër. Bëmë një ndeshje të shkëlqyer dhe kishim shumë nevojë për këtë fitore, kjo edhe për shkak të situatës jo shumë të mirë psikologjike. Kjo ishte përgjigjja më e mirë që mund t’u jepnim të gjithë kritikëve, teksa duhet që këtë pozitivitet ta transmetojmë edhe në kampionat. Si futbollist nuk e kam zakon që të ankohem nëse luaj apo jo dhe gjendem gjithnjë në dispozicion të trajnerit. Sot (dje) trajneri më aktivizoi nga minuta e parë dhe më vjen mirë që jo vetëm që shënova një gol, por edhe që luajtur për 90 minuta. Sakaq, Leo (Leonard Kveuke, sulmuesi kryesor i Spartës) është një lojtar i jashtëzakonshëm, nga i cili kam shumë për të mësuar”, tha fillimisht Bala pas ndeshjes. Më tej sulmuesi shkodran tregoi edhe momentin e golit disi me fat, pasi topi u përplas te një mbrojtës para se të futej në rrjetë. “Ndonjëherë luan shumë mirë dhe nuk ke fat para portës. Sot më ndodhi që në gjuajtjen e parë të isha konkret, ndaj dhe jam shumë i kënaqur”. Sparta mundi finalistët e Ligës së Europës, të cilët vitin e shkuar patën eliminuar skuadra si Mançester Junajtid dhe Shalke. “Është një skuadër më e mirë se ne, por fakti është që i mundëm. Treguam se kur luajmë si skuadër, kompakt në të gjitha repartet, nuk kemi rivalë”, përfundon Bala. Dje është aktivizuar edhe Lorik Cana në fitoren minimale të Lacios ndaj Mariborit. Kapiteni i Kombëtares shqiptare luajti si titullar dhe u ndëshkua edhe me karton të verdhë për një ndërhyrje të gabuar. Ndërsa AEL Limasoli i Isli Hidit u mund në fushën e Marsejës edhe pse qipriotët kaluan të parët në avantazh. Hidi nuk u aktivizua për asnjë minutë.

Salihi, shpresa e Junajtid për titull
Vuante te Rapidi i Vjenës për shkak se nuk aktivizohej rregullisht, por edhe pse kaloi në një kampionat tjetër, ku e konsideruan si blerjen e vitit, përsëri Hamdi Salihi nuk arrin të gjejë qetësi. Faktikisht te skuadra amerikane e DC Junajtid, sulmuesi i Kombëtares shqiptare është aktivizuar shumë pak, për të mos thënë që në muajin e fundit, asnjëherë si titullar. Por, referuar mediave amerikane, duket se ka ardhur momenti i tij. DC Junajtid do të luajë këtë javë ndaj Torontos, në një përballje tejet të rëndësishme për faktin se vetëm fitorja do bënte që kjo skuadër të futej në grupin “play-off” për titull. Sakaq, një barazim apo humbje do ishte katastrofike për kryeqytetasit, të cilët kanë shpenzuar shumë këtë sezon për të fituar titullin. Së pari, Salihi është lojtari që i ka shënuar në të dyja përballjet e këtij viti Torontos, duke qenë “snajperi” i padëshiruar për këtë kundërshtar. Së dyti, nëse vërejmë me kujdes formacionet që ka nxjerrë në muajt e fundit trajneri Ben Olsen në fushën e lojës, në asnjë rast ai nuk ka luajtur me të njëjtët lojtarë duke suprimuar vazhdimisht me zgjedhjet e tija. Në rastin konkret të gjitha arsyetimet të çojnë te Hamdi Salihi. Së treti, asnjëri nga sulmuesit aktualë nuk ka treguar ngritje në ndeshjet e fundit.

Europa League
Grupi A
Anzhi M.-Joung Bojs    2-0
Eto’o 62′ (p), 90′
Liverpul-Udinese    2-3
Shelvej 43′, Suarez 75′/ Di Natale 46′, Koates 70′ (autg), Paskuale 72′
Grupi B
Akademika-Hapoel T.    1-1
Sise 47′/ Damari 90′
At.Madrid-Vik.Plzen    1-0
K.Rodriguez 90′
Grupi C
Marsejë-AEL Limasol    5-1
Fani 42′, Lukas 61′, Remi 76′, 90+2′, Zhinjak 90′/ Ouon 22′
Mynshengladbah-Fenerbaçe    2-4
L.Jong 18′, Kamargo 74′/ Kristian 25′, 87′, Meireles 40′, Kajt 71′
Grupi D
Klub Bryzh-Maritimo    2-0
Baka 57′, Vleminks 71′
Njukastëll-Bordo    3-0
Ameobi 16′, Henrike 40′ (autg), Sise 49′
Grupi E
Molde-Shtutgart    2-0
Berget 58′, Shima 88′
Steaua B.-Kopenhagen    1-0
Nikoliç 82′
Grupi F
AIK Stokholm-Dnipro    2-3
Danielson 5′, Goitom 45′/ Kaliniç 41′, Mandzjuk 74′, Selezhnov 83′
PSV Eindhoven-Napoli    3-0
Lens 19′, Mertens 41′, Marselo 52′
Grupi G
Basel-Genk    2-2
Streller 71′ (p), 85′/ Vosen 10′, 70′
Videoton-Sporting    3-0
Souza 15′, Oliviera 21′, Nikoliç 35′
Grupi H
FK Neftçi-Inter    0-3
Kanales 53′/ Kutinjo 10′, Obi 30′, Livaja 42′
Rubin K.-Partizan B.    2-0
Karadeniz 45′, Rjanzatsev 48′
Grupi I
Ironi Kirjat-Lion    3-4
Abuhatzira 7′, 66′, Levi 51′/ Fofana 17′, 90′, Monzon 22′, Reveijer 31′
Sparta Pragë-Ath.Bilbao    3-1
Zapotocni 26′, Bala 41′, Husbauer 56′ (p)/ Markos 73′
Grupi J
Lacio-NK Maribor    1-0
Ederson 62′
Panathinaikos-Totenham    1-1
Toshe 77′/ Dauson 35′
Grupi K
Metalist K.-Rapid Vjen렠  2-0
Edmar 66′, Ksavier 80′
Rosenborg-Leverkusen    0-1
Kiesling 76′
Grupi L
Hanover-Levante    2-1
Hushti 21′ (p), Konan 49′/ Mishel 10′ (p)
Helsingborg-FC Tuente    2-2
Djurdjiç 7′, 43′/ Bengtson 74′, Dagllas 88′

Thanoj vishet kuqezi
Zyrtarizohet kalimi i Thanojt në Kombëtaren U-21. Ai është thirrur nga trajneri Skënder Gega për miqësoren e 16 tetorit që do të luhet në Durrës. Thanoj, 19 vjeç, i lindur në Tiranë, është larguar që kur ishte 6 vjeç. “Trajneri i U-21 të Shqipërisë më ka parë dy herë, ndërsa i dhashë edhe një DVD ku ai ndoqi ndeshjet e sezonit të kaluar. Më pas më tha se i ka pëlqyer loja ime”, theksoi mesfushori shqiptar i Grimsbi Toun.

LEONARD KARAJ

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›