E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetemaj favorizon Milanin

Nga Express më 06 janar 2011 në ora 12:24

Përparim Hetemaj mendon se Milani është favorit këtë sezon për ta fituar kampionatin italian, Serie A. Mesfushori kosovar këtë sezon ka luajtur pothuajse ndaj të gjitha ekipeve ‘të mëdha’ italiane, por i ka veçuar Rossonerët. “Milani është skuadra më e vështirë me të cilën kam luajtur deri tash këtë sezon”, deklaroi futbollisti i Brescias për uebfaqen finlandeze, iltalehti.fi.

Ish-futbollisti i AEK-ut dhe Twentes, këtë sezon nuk sheh befasi në Serie A. “Roma dhe Inter do të përmirësohen edhe më shumë. Natyrisht, edhe Napoli mund të jetë aty lart për një kohë të gjatë, pasi po luan mirë”, shtoi ai.

Ai pret edhe nga ekipi i tij që të ketë një pranverë të suksesshme. “Duhet të bëjmë gjëra më të mira se të tjerët. Gjithçka është në duart tona”, nënvizoi 23-vjeçari.

Ndërkohë, kampionati italian vazhdon të enjten, pas pauzës dimërore, më shumë se dyjavore. Mirëpo, për shkak të gripit, përfaqësuesi finlandez nuk do të mund t’i ndihmojë Brescias, në përballjen me Cesenën e Erjon Bogdanit. “Jam i paaftë për ta zhvilluar këtë lojë”, tha në fund Hetemaj. Ndërsa, të dielën kundër Fiorentinës, ai llogarit që të jetë në fushë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›