E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetemaj i kënaqur me paraqitjen

Nga Express më 03 prill 2011 në ora 18:59

Përparim Hetemaj po kalon nëpër një formë të pëlqyeshme në sezonin e tij të parë në kampionatin italian, Serie A. Të shtunën, 24 vjeçari e shënoi njërin prej tre golave të Brescias në fitoren ndaj Bolognas, 3-1. Përfaqësuesi finlandez e hapi serinë e vendësve qysh në minutën e tretë. “Mora një top të shkëlqyeshëm nga Zambelli dhe unë u inkuadrova në momentin e duhur. Jam mjaft i kënaqur me paraqitjen”, deklaroi Hetemaj, për të cilin ky ishte goli i dytë në futbollin italian, pas atij të shënuar ndaj Romës në pjesën e parë të sezonit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›