Seedorf mund të mbetet në Milan

Nga Express më 03 prill 2011 në ora 19:00
Mesfushori veteran i Milanit, Clarence Seedorf ka shprehur gatishmërinë e tij të mbetet në klub edhe sezonin e ardhshëm.
Seedorf, i cili ka kontratë me gjigantin milanez deri në fund të këtij sezoni, ka dhënë një mesazh për drejtuesit Rossonerë.
“Nuk ekziston një marrëveshje me klubin për qëndrimin tim. Por, kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe mund të bisedojmë pa probleme. Nëse klubi dëshiron që unë të mbetem, do të konfirmoj përkushtimin tim për këtë fanellë”, tha Seedorf për Sky Sport.