E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manchester City renditet përpara Chelseat

Manchester City ka regjistruar fitore të lartë prej 5-0 kundër Sunderlandit për t`u ngritur në pozitën e tretë në tabelë.

"Pasanikët" e filluan furishëm takimin duke shënuar dy gola në pjesën e parë, me anë të Adam Johnson (9’) dhe Carlos Tevez nga pika e bardhë (15’).

Edhe në pjesën e dytë ishin vendasit ata që diktuan takimin duke shënuar edhe tre gola, ndërsa realizues ishin David Silva (63’), Patrick Vieira (67’) dhe Yaya Toure (73’).

Pas kësaj fitoreje, City ka 56 pikë, dhe mban pozitën e tretë me një pikë përpara Chelseat (në vend të katërt) dhe tre pikë prapa Arsenalit (në vend të dytë).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›