El Halabi qëllohet me armë para ndeshjes për titullin botëror
Boksierja me prejardhje nga Libani, Rola el-Halabi, kishte synuar që në Berlin të rrëmbente titullin e botës në peshën e lehtë në versionin IBF të boksit profesionist. Ishte programuar që ajo të boksonte me boshnjaken Irma Balijagiq-Adler.
Mirëpo, deri te dueli nuk erdhi fare, pasi pak para ndeshjes boksierja El-Halabi u qëllua me armë zjarri nga njerku i saj Roy El-Halabi, shkruan "Suedwest Presse". Gjatë këtij atentati janë qëlluar edhe dy truproja të boksieres.
Incidenti ndodhi në dhomat e zhveshjes, ku Rola El-Halabi po përgatitej për përballjen e saj. Pak para orës 23:00 ndodhi grindja dhe Roy El-Halabi nisi të kacafytej me një pjesëtar të sigurimit. Papritmas Roy nisi të shkrepë në ajër me armë. Njerku i boksieres u arrestua nga policia dhe pritet të përballet me akuza për tentativë vrasje. Boksierja dhe dy truprojat e saj janë operuar në spital në Berlin, ndërsa nuk janë në rrezik për jetën.