E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ancelotti: Vështirë ta mbrojmë titullin

Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka pranuar se tani është bërë shumë e vështirë për lojtarët e tij që ta mbrojnë titullin në Premier Ligën, pas barazimit te Stoke City.

“Pas kësaj ndeshjeje, distanca është më e madhe, por ne duhet të luajmë lojën tonë dhe të mos mendojmë për Manchester Unitedin. Ne duhet ta sigurojmë të paktën pozitën e tretë”.

“Mendoj se është shumë e vështirë ta fitojmë tani titullin, por edhe para ndeshjes kemi thënë se është shumë e vështirë një gjë e tillë”, ka thënë "Carlito".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›