Rooney mund të dënohet për sharje
Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney mund të dënohet nga Shoqata Angleze e Futbollit. Ai ka sharë para kamerave televizive në ndeshjen kundër West Hamit, ndërsa kombëtarja angleze ka kërkuar falje menjëherë pas takimit.
Megjithatë, drejtori i Federatës së Futbollit, Trevor Brucking tha se veprimet e Ronneyt po hetohen nga organi drejtues, ndërsa dënimi eventual do të merret të hënën.
Rooney ka shënuar tre gola në ndeshjen kundër West Hamit.