E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetemaj te Chievo për 1.8 milion euro

Nga Express më 02 korrik 2011 në ora 12:22

Një ditë pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Brescias dhe Chievos për transferimin e Përparim Hetemajt në klubin nga Verona, mesfushori kosovar ka bërë të ditur disa detaje të kësaj marrëveshjeje.

“Me Chievon do të nënshkruaj kontratë katërvjeçare. Chievo ka blerë gjysmën e kartonit tim, ndërsa gjysmën e pronësisë do ta mbajë Brescia”, ka thënë Hetemaj për Express, të premten.

Reprezentuesi finlandez ka bërë të ditur se klubi veronez për gjysmën e kartonit të tij i ka paguar Brescias rreth 1.8 milion euro.

Sezonin e kaluar, kosovari ka pasur paraqitje të mira me Brescian, e cila nuk arriti të mbijetojë në elitën e futbollit italian. Ai me këtë ekip zhvilloi rreth 30 ndeshje dhe shënoi 2 gola.

Megjithëkëtë, ish-mesfushori i Helsinkit, AEK Athinës dhe Twentes, me klubin e ri edhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Serie A. Përveç Chievos, interesim për 24-vjeçarin kishin shprehur edhe Roma, Palermo, Fiorentina e Lazio.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›