Kokaina, ne pranga 27-vjecari Cerriku
TIRANE - Nje 27-vjecar eshte kapur me lende narkotike dhe eshte arrestuar nga Policia e Tiranes. Burime zyrtare nga ky institucion thane gjate dites se djeshme se, efektivet e seksionit Kunder Droges, ne polici ne bashkepunim dhe me Komisariatin numer 6, kane kryer arrestimin ne flagrance te Armand Cerrikut, pasi dyshohet per "prodhim dhe shitje te lendeve narkotike". Arrestimi i Cerrikut, 27 vjec, lindur dhe banues ne Tirane, eshte bere ne rrugen "Petraq Leka", ne Kombinat. Gjate kontrollit te ushtruar ne mjetin e tij tip "Peugeot", me targa te huaja, iu gjet nje sasi pluhuri prej 4 grame, ngjyre e bardhe e dyshuar si lende narkotike e llojit kokaine. Nga ana e punonjesve te seksionit te antidroges si prova materiale jane sekuestruar, 4 grame lende e dyshuar si lende narkotike e llojit kokaine, 1 leter varaku me mbetje pluhuri ngjyre bezhe, 1 automjet "Peugeot", me targe SV 393569. ndaj te riut eshte ngritur akuza per vepren penale te "prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike". Hetimet po vazhdojne nga prokuroria.
A. Cena
A. Cena