E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetim policisë për pasaportën false

Me t‘u njohur me këtë çështje, prokuroria ka urdhëruar hetimin e mëtejshëm të këtij rasti për shkak se pasaporta dhe dokumenti i policisë ishin të rregullta. Lidhur me këtë, grupi hetimor dyshon se këto dokumente janë lëshuar nga punonjësit e policisë. Sipas informacioneve të grupit hetimor, vazhdon hetimi për të gjetur personin, i cili ka ndihmuar të dënuarin për trafik femrash që të pajiset me një pasaportë. Ai, duke vendosur foton e tij dhe emrin e Astrit Xakës, ka mundur të pajiset me pasaportë. Veç kësaj, falsifikimi, i cili mendohet se është kryer në bashkëpunim edhe me punonjës policie, ka arritur edhe më tej. Burimet nga grupi hetimor thanë se ai është pajisur edhe me dokument policie me të njëjtin emër, ndërkohë që ka marrë edhe një certifikatë trajnimi. "Për çudi, të gjitha vulat dhe firmat e vendosura në këto dokumente janë të rregullta", tha grupi hetimor i policisë së kryeqytetit, të cilët shtuan se po punohet për identifikimin dhe arrestimin e bashkëpunëtorëve të këtij personi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›