Hetim tokave në zonat turistike
12/12/2008 Qeveria hap fondin mbi verifikimin e ndarjes së sipërfaqeve që prej vitit 1992. Përcaktohen kategoritë
Në sitë do të kalojnë dosjet më të përfolura e më pas gjithë titujt e krijuar në vite
Në të 12 qarqet e vendit tashmë ka nisur puna për verifikimin e titujve të pronësisë. Kjo është bërë e mundur pas hapjes së fondit prej qeverisë shqiptare mbi pagesën dhe shpenzimet që do të ketë në përballimin e këtij detyrimi. Ndërkohë nga 12 qarqet është konfirmuar se janë përcaktuar zonat që do të shihen më me prioritet, për t’u dhënë zgjidhje në një kohë sa më të shkurtër dosjeve që janë më problematike për situatat e krijuara në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme.
Skema
Burimet kanë bërë të ditur se të 12 qarqet kanë nisur punën me dosjet që janë në zonat turistike, ku do të verifikohen detajet e dhënies së tokës në përdorim si dhe dokumentacioni që kanë pasur përfituesit në çastin e marrjes të së drejtës. Shkak për këtë prioritet është fakti i bllokimit në hipotekë të dosjeve mbi tokat turistike si dhe të debatit të hapur prej kohësh për abuzim me këto sipërfaqe. Nga ana tjetër, garantimi i sa më shumë sipërfaqeve të lira në zonat turistike do të rrisë shpresën për uljen e faturës financiare që do të duhet të përballojë shteti shqiptar në këtë situatë. Kjo duke kaluar për kompensim pronarëve që ende nuk kanë arritur të marrin tokën e shpronësuar në vitet e diktaturës.
Ndërkohë në hipotekë shumica e dosjeve janë bllokuar dhe për shkak të raporteve të dala nga kontrollet e KLSH-së dhe institucioneve të tjera që kanë verifikuar ndarjen e pronës. Ndërkohë verifikimi i situatës në një kohë sa më të shkurtër do të zhbllokojë investimet e mundshme në zonat turistike, si dhe do të çlirojë blerësit e këtyre trojeve nga paniku. Ligji gjithashtu parashikon që, në rast se toka e marrë në mënyrë të paligjshme u është shitur personave të tretë, blerësi nuk do të preket, pasi ai është i tillë në zbatim të ligjeve, ndërsa shitësi do të detyrohet të paguajë tokën e marrë në mënyrë të padrejtë. Në të kundërt ndaj tij nis një proces i mundshëm penal. Gjithsesi, brenda gjysmës së parë të vitit 2009 nga komisionet e qarqeve do të jepen dhe vendimet e para apo dhe sugjerimet e para për bllokimin përfundimtar të dosjeve me shkelje ose e kundërta, pra konfirmimit të titullit të pronësisë.
Fondet
Me një vendim të fundit të qeverisë është bërë e mundur zhbllokimi i fondit për pagat e anëtarëve të komisioneve në qarqe si dhe të shpenzimeve të tjera për to. Në këtë vendim është saktësuar paga për një nga shtatë anëtarët e komisioneve, sipas propozimeve të posaçme nga vetë prefektët. Ndërsa vetë krerët e prefekturës tashmë kanë hartuar strategjitë përkatëse për punën që do të kenë në vijim.
Sipas angazhimit të marrë, prefektët çdo muaj do të paraqesin në qeveri një raport të detajuar me verifikimet e bëra dhe masat e propozuara për to. Ndërkohë tashmë ka nisur dhe pranimi i ankesave që mund të vijnë nga vetë subjektet që kanë pësuar shkelje apo dhe nga institucionet shtetërore që janë në konflikt me njëri-tjetrin. Vetëm pas kësaj do të realizohet skema e hetimeve si për tokat turistike, ashtu dhe për dosjet që janë denoncuar nga vetë qytetarët për shkelje të mundshme.
Kompensimi
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka nisur procedurën e verifikimit të dosjeve për kompensimin financiar nga fondi i dhënë prej 5 miliardë lekë. Burimet kanë bërë të ditur se në fillim të javës së ardhshme AKKP-ja do të paraqesë listën paraprake të fituesve. Në Agjenci janë paraqitur 740 dosje me pretendentë nga të gjitha zonat ku janë miratuar hartat e çmimeve. Burimet kanë theksuar se janë marrë masat që fondi i dhënë për kompensim këtë vit të mos digjet edhe në rast se nuk do të realizohet ndarja e tij brenda këtij viti. Kjo për shkak të kalimit të fondit në llogari rrjedhëse. Po kështu do të realizohet dhe për procesin e legalizimeve.
Garantimi i titujve
Vendimet e komisioneve të qarqeve do të jenë vendimtare në garantimin e së drejtës mbi tokën në Shqipëri. Pas vendimeve të AKKKP-së për kthimin e pronës, që cilësohet si një detyrim për kompensimin e pronarëve, detyrë e lënë dhe nga BE-ja, vendimet e prefektëve do të japin garancinë përfundimtare se një pronë është e pastër dhe shitblerjet mbi të nuk do të jenë të dyshimta apo me rrezik për investimin që do të bëhet. Gjithsesi, ligji përcakton qartë se investitorët apo dhe vetë blerësit e këtyre tokave nuk do të preken nga vendimet që do të merren. Ligji sanksionon se e drejta mbi pronën përfitohet sipas neneve kushtetuese, konkretisht neni 41, si dhe prej të drejtave dhe procedurave që lindin prej Kodit Civil. Pra, në rast se toka është e blerë, cilësohet e ligjshme. Ndërkohë janë shitësit e paligjshëm ata që do të cenohen.
Procesi në fjalë pritet të zgjasë rreth 3 vjet dhe do të cilësohet hallka përfundimtare, pasi me të do të kalojnë në sitë të gjithë titujt e pronësisë së përfituar sipas ligjeve të dala pas vitit 1992.