Hetime ndaj Damir Fazllic

Nje dite pasi Prokuroria e Pergjithshme zyrtarizoi regjistrimin e procedimit penal ndaj njeriut qe dyshohet te kete pastruar para me ndihmen e disa kompanive fantazme ne Shqiperi, si dhe te kete konsumuar evasion fiskal, prokuroria e kryeqytetit ka sekuestruar dokumenta te ketyre biznesve ne Qendren Kombetare te Regjistrimit dhe ne dogane.
Oficere te policise gjyqesore te perfshire ne keto hetime pohuan jo zyrtarisht se keto veprime po kryhen jo vetem per verifikimin e bizneseve te lakuara me se fundi, por edhe per te plotesuar dosjen, ne te cilen jane grumbulluar fillimisht artikuj te medias, por edhe te opozites.
Prokurore te ceshtjes u treguan te rezervuar per te dhene detaje mbi rrjedhen qe po marrin hetimet per shkak se Prokurorja e Pergjithshme ka urdheruar mbajtjen sekret te te dhenave.
Por nderkohe eshte sqaruar ajop qe u duk si perplasje mes policise dhe organit te akuzes, ne lidhje me faktin perse Damir Fazllic nuk u kerkuar nga prokuroria te jepte shpjegimet e tij.
Burimet pohuan se per shkak te fazes ku ndodhen hetimet, por edhe faktit tjeter se Damir Fazlic eshte shtetas i huaj, ai nuk mund te shoqerohet nga policia, pervecse ne rast se ai deshiron te paraqitet vullnetarisht per te dhene deklarime.
Ne fakt ne formen e fteses ka qene edhe shkresa drejtuar policise se rinasit per t'ja percjelle biznesmenit, Damir Fazlic, leter kjo qe nuk i ka rene ne dore, pasi ai kishte mese dy ore qe i larguar nga Shqiperia.