PS: Lobi serb pushton Shqiperine

Nenkryetari i grupit parlementar socialist Erjon Brace kritikoi edhe rolin e policise qe sipas tij e shoqeroi biznesmenin boshnjak gjate vizites se tij disa oreshe ne Tirane.
Ministri i Brendshem, Bujar Nishani theksoi se nuk ka patur eskorte per shoqerimin e Fazllic po jane punonjesit e terminalit te aeroportit te cilet zbatojne detyren duke ushtruar kontrollet.
Me pas Brace rreshtoi nje sere emrash VIP te krimit serb qe jane te lidhur me Damir Fazllic. Nderkohe
Nenkryetari i grupit parlamentar socialist, Brace, u fokusua tek ajo qe e quajti pushtimi serb i ekonomise shqiptare.
“Shqiperia, 95 perqind te importit te energjise e merr nga Serbia. Veprat ne infastrukture 'po na i ndertojne' serbet. E gjithe pergjegjesia bie mbi kryeministrin Berisha", u shpreh Brace.
Ndersa ministri Nishani tha se eshte mese normale qe kompanite te kene deget dhe te investojne ne vende te ndryshme te botes.
Brace kerkoi qe presidenti i Republikes te reagoje menjehere pasi sipas tij kjo eshte nje ceshtje e sigurise kombetare e te kerkoje doreheqjen e ministrit te Jashtem, Lulzim Basha, ne te kundert theksoi Brace ne do te udheheqim shqiptaret per te larguar pushtimin serb nga Shqiperia.
Mjaft i ashper ka qene reagimi edhe nga Pandeli Majko i cili e quajti viziten e Fazllic ne Tirane si nje gjest te paprecedent kur shteti gjunjezohet perballe nje njeriu me nje CV kriminale te pergjakshme.
"Dje Fazllic na solli ketu hijen e Dushan Bukoshes. Per sa kohe do te vazhdoje t'i kemi keta horra ne Shqiperi", u shpreh Majko.