Fier/ Sherr ne lokal, grushte policit
Nje 50 vjecar sulmoi nje grup policesh ndersa ata perpiqeshin qe ta shoqeronin pas denoncimit per prishje te qetesise publike. Ngjarja ndodhi diten e djeshme ne fshatin Portez te Fierit. Policia ndaloi nen dy akuza, "prishje te qetesise publike" dhe "goditje per shkak te detyres", te dyshuarin Petrit Myrto. Ndersa kishte shkuar ne lokalin e fshatit per te pire, aty ai ishte grindur me te pranishmit. Pronari denoncoi ne komisariat sjelljen e 50 vjecarit dhe nje grup i gatshem u nis per te kryer shoqerimin e tij. Ne momentin e shoqerimit, Myrto eshte konfliktuar me nje efektiv, duke e qelluar me grusht.
Xh. B.
Xh. B.