E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skrapar/ Me arme e droge, kapet 26-vjecari

Zbulimi i nje sasie droge dhe armesh dy jave me pare gjate kontrollit te policise, ka cuar dje ne pranga te dyshuarin si posedues te tyre. Taulant Mekollari, 26 vjec, eshte ndaluar nga policia e Corovodes per veprat penale te "prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike" dhe "armembajtjes pa leje". Burime zyrtare bene me dije se rreth ores 01:00 te mengjesit te djeshem, i dyshuari eshte kapur i fshehur ne nje banese ne Tirane, tek te afermit e tij. Ne momentin e pare te operacionit, ndersa dyshohej si shites droge, Mekollari ka arritur te shpetoje, ndersa ne shtepi iu gjeten, nje arme automatik "Kallashnikov" dhe nje sasi fishekesh.

E.H.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›