E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres/ Bie ne korrent, vdes shoferi i kamionit

Durres- Nje 30-vjecar ka humbur jeten pasi ra ne kontakt me rrymen elektrike. Myslim Dosti, drejtues i nje kamioni, perpiqej te shkarkonte inertet nga mjeti i tij, kur ka rene ne korrent. Ngjarja ndodhi diten e djeshme ne qytetin bregdetar te Durresit. Burime zyrtare te policise thane se ngjarja ka qene aksidentale. Ne momentin qe ngrinte karrocerine e mjetit per te shkarkuar inertet, pjeset metalike kane kapur me telat e energjise elektrike te tensionit te larte. Vdekja e 30 vjecarit sipas eksperteve ka qene e menjehershme, ndersa trupi i tij u dergua ne morgun e spitalit per veprime te tjera.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›