5 ofertues për Milot-Morinë, mirëmbajtja do të jepet me koncesion
TIRANE-5 kompani të huaja kanë paraqitur dokumentacionin dhe ofertat për të marrë me koncesion shërbimin e mirëmbajtjes së autostradës Milot-Morinë, pjesë e rrugës Durrës-Kukës. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka hapur dokumentacionin për parakualifikim dhe pritet që brenda dhjetë ditësh të shpallen edhe kompanitë që do të vijojnë garën në fazën e dytë, atë të hapjes cmimeve për mirëmbajtjen e autostradës. Kompanitë janë Strabag&Intertoll Consortium, J&P-Avax&Egis Consortium, Hochtief PPP Solution GMBH, Autostrada Brescia-Verona-Vicensa-Padova, Vinci Concessions SAS-Aktor Concessions SP.
“Komisioni i Vlerësimit të Ofertave menjëherë do mblidhet në vazhdim për të shyqyrtuar dokumentacionin me hollësi dhe për të parakualifikuar ato kompani të cilat i konsideron të afta për fazat e mëtejshme. Në bazë të ligjit shqptar ky vlerësim të bëhet brenda 30 ditëve. Ne urojmë dhe shpresojmë që këtë vlerësim ta bëjmë në një kohë sa më të shkurtër, brenda 10 ditëve”, u shpreh Ernest Noka, kryetar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.
Në vendin tonë, autostrada Milot-Morinë është e para që jepet me koncesion për shërbimin e mirëmbajtjes. Ndërkohë që Ministria e Transporteve pritet të shtrijë kërë procedurë edhe për rrugë të tjera.
(d.b/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: 5 ofertues për Milot-Morinë, mirëmbajtja do të jepet me koncesion