Haxhinasto pret në një takim lamtumire ambasadoren Mcllwham
TIRANË – Zv/kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, priti sot në një takim lamtumire, Ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Fiona Mcllwham.
Zyra e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se gjatë këtij takimi, kryediplomati shqiptar vlerësoi kontributin e Ambasadores Mcllwham për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve.
Ai shtoi se bashkëpunimi me Britaninë e Madhe duhet të zgjerohet më tej në fushën ekonomike. Ministri Haxhinasto vlerësoi mbështetjen britanike në procesin e integrimit evropian dhe theksoi se reformat, veçanërisht ajo zgjedhore, duhet të vazhdojnë pa u kushtëzuar nga objektiva të tjera politike të ndonjë partie.
Zv.kryeministri theksoi gjithashtu se lehtësimi i regjimit të vizave mes dy vendeve do të ndihmonte për rritjen e shkëmbimeve në fusha të ndryshme.
Ambasadorja Mcllwham vlerësoi rolin e Shqipërisë si faktor paqe e stabiliteti në rajon. Bashkëbiseduesit u shprehën se vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e fundit e arritur për përfaqësimin rajonal, forcon sovranitetin e Kosovës dhe i shërben interesave të qytetarëve të dy vendeve si dhe perspektivës evropiane të tyre.
(er.nu/BalkanWeb)