Avokati i Prokurimeve: 491 ankesa për tenderat gjatë vitit 2011
TIRANE - 491 kompani private i janë drejtuar Avokatit të Prokurimeve gjatë vitit që lamë pas, për të denoncuar shkeljet në zhvillimin e tenderave. Për rreth 65 për qind të këtyre rasteve ky institucion ka nisur hetimin dhe ka konstatuar shkelje që kanë të bëjnë kryesisht me kualifikimin e ofertave që nuk përmbushnin kriteret apo me keqinterpretime të dokumentacionit.
“Përgjatë vitit 2011, në institucionin e Avokatit të Prokurimeve janë depozituar gjithsej 491 ankesa nga operatorë të ndryshëm ekonomikë, të cilët kanë pretenduar parregullsi të dokumentacionit të prokurimeve. Në 314 raste është filluar hetimi administrativ i procedurave, për shkak se pretendimet dhe argumentet e ofruara nga operatori ekonomik ankues janë konsideruar të mjaftueshme për nisjen e një hetimi.”- deklaroi Avokati i Prokurimeve, Altin Qoshja.
Avokati i Prokurimeve ka deklaruar në komisionin e ekonomisë se pavarësisht se zhvillimi i prokurimeve tashmë është elektronik, përsëri ka vend për ndërhyrje, me qëllim përmirësimin më tej të procedurave.
Komisioni parlamentar i ekonomisë ka miratuar raportin e Avokatit të Prokurimeve për vitin 2011, ndërkohë që opozita kërkoi listën e plotë të ankesave të biznesit
(er.nu/news24/BalkanWeb)