Hetimet ndaj Shalësnë dilemma posti përAmbasador në SHBA
PRISHTINE-Hetimet që thuhet se po zhvillohen ndaj ish-ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, mund t’i prishin planet për marrjen e postit të ri shtetëror, atë të ambasadorit të Kosovës në Uashington.
Burime të besueshme ndërkombëtare bënë të ditur për gazetën Koha Ditore se ekziston një plan që Ahmet Shala të emërohet ambasador i Kosovës në Shtete e Bashkuara të Amerikës në vend të ambasadorit aktual Avni Spahiu.
Por, siç ka shpjeguar i njëjti burim, emërimi nuk do të mund të realizohet nëse ndaj Shalës janë duke u bërë hetime serioze.
Burime nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, nga ana tjetër, kanë bërë të ditur se Shala është duke u hetuar të paktën në një rast që ka të bëjë me shitblerje pronash në mënyrë të paligjshme, që janë përligjur nga ish- Agjencia Kosovare e Mirëbesimit, agjenci që ka bërë privatizimin e pronave shoqërore, para shpalljes së pavarësisë.
Shala ka qenë zëvendësdrejtor i AKM-së për disa vjet, gjatë së cilave pjesa më e madhe e pronave shoqërore janë shitur. Qindra hektarë tokë sipas burimeve janë përligjur nga ish-Agjencia Kosovare e Mirëbesimit të Kosovës. Numri më i madh i pronave të përvetësuara ka ndodhur në rajonin e Prishtinës dhe të Lipjanit. Këto prona, siç ka ndodhur me disa rreth QMI-së, janë bërë prona private derisa janë vërtetuar si shitblerje më vonë në Gjykatën Komunale të Prishtinës.
Planin për emërimin e Shalës si ambasador e kanë konfirmuar në kushte anonimiteti edhe burime të sigurta brenda Qeverisë së Kosovës, por zyrtarë të lartë në ekzekutiv janë habitur nga informatat për hetimet që po bëhen ndaj Shalës.
E painformuar zyrtarisht është shprehur Ministria e Punëve të Jashtme. Zëdhënësi i MPJ-së, Artan Behrami, ka thënë shkurt se kjo ministri nuk ka informacione për emërimin e mundshëm të Shalës në postin e ambasadorit në SHBA apo për hetimet kundër tij.
Ahmet Shala, sipas burimit, bën pjesë në një grup të madh zyrtarësh që dyshohen se kanë mundësuar shpronësimet në këtë mënyrë.
“Në këtë grup janë dy gjyqtarë, disa avokatë dhe disa biznesmenë që kanë bërë këso shpronësimesh. Bëhet fjalë për miliona euro përfitime të paligjshme nga individë të ndryshëm”.
Burimi ka thënë se rasti i shpronësimeve llogaritet si ndër rastet më të mëdha të krimeve ekonomike. Aty janë të përfshirë të paktën 10 persona, zyrtarë dhe biznesmenë.
(d.b/BalkanWeb)