Kuvend, shtyhet afati i hetimit të 21 janarit
TIRANE- Kuvendi do të mblidhet nesër për të vendosur shtyrjen e afatit të veprimtarisë së komisionit hetimor parlamentar për ngjarjet e datës 21 janar.
Lajmi është bërë publik në faqen zyrtare në internet të Parlamentit ku sqarohet se kjo çështje do të jetë e 4 në listën e rendit të ditës. Komisioni hetimor për 21 janarin u ngrit me vendim të Kuvendit në datën 23 janar dhe afati i veprimtarisë së tij ishte 3 mujor. Ky afat skadon pikërisht ditën e shtunë dhe për t’i paraprirë një dështimi të mundshëm, mazhoranca ka vendosur të thërrasë Kuvendin për të zgjatur, siduket dhe me një afat shtesë 3 mujor, jetëgjatësinë e këtij komisioni.
Në seancën e së enjtes, në rend dite është futur gjithashtu edhe projektligji i shumëdebatuar për amnistinë fiskale. “Amnistia” paraqitet me dy variante në Kuvend, nga të cilët njeri nuk kërkon 3/5 e votave të Kuvendit. Varianti i parë me variantin e dytë kanë disa ndryshime të vogla. Por, qeveria dhe biznesi janë shprehur gjithnjë pro një konsensusi të gjerë. Sipas Selami Xhepës, deputet i PD-së, “si çdo reformë bipartizane, një reformë që gëzon konsensus të të gjitha forcave politike sigurisht që do të ishte tërësisht e pakontestueshme”, tha ai.
(GSH/balkanWeb)