Hetimet për aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli paraqitet në Prokurorinë e Tiranës: U thirra si person i informuar, ia lë në dorë drejtësisë

Biznesmeni Behgjet Pacolli u paraqit këtë të enjte (31 tetor) në Prokurorinë e Tiranës, në kuadër të hetimeve për çështjen e Aeroportit të Vlorës.
Pas daljes nga Prokuroria, Pacolli deklaroi për mediat se ishte thirrur si person i informuar.
“Dëshmova për përgjigje penale që kemi parashtruar si persona të informuar. Pala tjetër ka bërë kallëzim dhe ne jemi kundërpërgjigjur“, tha Pacolli.
Ai theksoi se qeveria nuk ka asnjë rol në këtë çështje, ndërsa shtoi se i ka lënë të gjitha procedurat në dorë të drejtësisë.
“Unë isha si person i informuar për të dhënë informata. Qeveria nuk ka dorë në këtë çështje. E kam lënë në duart e drejtësisë, besoj në drejtësi dhe do të veproj sipas vendimeve gjyqësore që do të pasojnë,” tha Pacolli.
Sipas burimeve, hetimi lidhet me kuotat takuese në projekt dhe me dyshimet për shpërdorim të pozitës, në proceset që kanë të bëjnë me ndërtimin dhe administrimin e aeroportit.
Pacolli, i cili zotëron 98% të aksioneve të Aeroportit të Vlorës nëpërmjet kompanisë së tij “Mabco Construction S.A.”, është i përfshirë në hetime që po shqyrtohen nga prokuroria lidhur me mundësinë e ndikimeve të paligjshme dhe procedurave të dyshimta që mund të kenë ndikuar në ndarjen e aksioneve të këtij aeroporti.
/rtsh.al/