E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimet për naftën “Vergin”

Ndërkohë, pak dite me pare, Gjykata e Apelit ka vendosur te riktheje ne qeli edhe një nga biznesmenët e akuzuar, Iljaz Fishekun, i cili mesa duket do te jete i vetmi qe do te gjykohet i arrestuar, pasi policia ende nuk ka zbatuar vendimin për rikthimin ne qeli te biznesmenit tjetër Hajri Elezi, për shkak se ai është larguar ne drejtim te paditur. Madje prokuroria i ka kërkuar zyrtarisht policisë informacion mbi rezultatet e kërkimeve për Elezajn. Dy biznesmenët se bashku me nëntë persona të tjerë, u arrestuan pak muaj me pare nga policia me urdhër të prokurorisë, për çështjen e kontrabandës së naftës “Vergin”. Ndaj tyre u ngritën akuzat për “mashtrim” dhe “pastrim të produkteve të ardhura nga vepra penale”, si dhe falsifikim dokumentesh. Sipas Prokurorisë dy biznesmenët përmes kompanive te tyre “Fisheku” dhe “Euroil” akuzohen se kanë përfituar rimbursim të TVSh-së, në mënyrë të padrejtë, pasi kanë falsifikuar dokumente, duke pasqyruar një sasi të konsiderueshme nafte “Vergin” si të eksportuar në mënyrë fiktive por ndërkohë kjo sasi rezultoi e shitur në tregun vendas. Aktiviteti në fjalë dyshohet se është kryer nga dy kompanitë, gjatë viteve 2007-2009 dhe ka sjelle miliona euro fitime.

Shiko kroniken video

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›