Berisha: Kompani për naftën
“Ky është një hap shumë i rëndësishëm që do të ketë një ndikim të madh, në radhë të parë në shëndetin e njerëzve, sepse do të mund të tregtohet vetëm nafta e standardeve të aprovuara por në radhë të dytë dhe kjo është jo më pak e rëndësishme, është shmangia e çdo lloj abuzimi,” është shprehur Berisha ne mbledhjen e Këshillit te Ministrave. Fjalimin tashme te zakonshëm ne nisje te mbledhjes se Këshillit te Ministrave, shefi i qeverise ia kushtoi situatës se Libi, e ne funksion te saj edhe editorialit te publikuar të martën nga rivali i tij, Edi Rama, ku paralelizohej Berisha me Muamar Gedafin. “Zoti Rama ka lënë politikën dhe është rikthyer në origjinë, të cilat janë pikturat dhe publicistika dhe ai është rikthyer në publicistikën e mjerimit. Dje ankohej, sulmonte se pse unë u shpreha për rënien e Tripolit, kur ai nuk kishte rënë dhe përveç atij askush nuk tha se Tripoli nuk kishte rënë,” u shpreh ai. E ndërsa rezervoi këtë koment për një pjese te editorialit te Rames, kryeministri tha se për pjesën tjetër i referohej një poezie te Arshi Pipës.