E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyn ne fuqi ligji për doganën e makinës

Paralelisht me doganën dhe taksen e shitjes brenda vendit, do te hiqet edhe taksa e qarkullimit dhe ajo e regjistrimit, te cilat nuk do te paguhen me çdo vit, sikurse është bere deri me tani, por do te mblidhen ne mënyrë indirekte përmes rritjes se taksës se karburantit, qe pritet te shtrenjtohet me 5 leke për litër. Nëse një makine është importuar kohe me pare, por nuk i është prere dogana, ky detyrim fiskal nuk do te paguhet, por do ti nënshtrohet ligjit te ri. Behet fjale për periudhën kohore nga janari deri ne shtator te vitit 2011. Me ndryshimet e fundit, çdo posedues mjeti do te paguaje një takse e cila llogaritet me këtë formule: fuqia motorike e makinës shumëzim taksen fikse dhe me koeficientin e viteve te prodhimit. Ne baze te kësaj formule favorizohen makinat me më pak vite përdorim dhe penalizohen automjetet e vjetra. Ndërkohë, te gjithë personat qe përfitojnë duke mos paguar doganën ndonëse e kane importuar makinën muaj me pare, do t’i nënshtrohen ligjit te ri te pagimit te taksave. Ndërsa ata qe kane importuar automjete përpara muajit janar, deri ne fund te dhjetorit 2010, ata përfitojnë nga falja fiskale.

Shiko kroniken video

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›