Hetimet per vrasjen e Mark Shkretes

Intensifikohen hetimet për zbulimin e vrasjes së Mark Shkretës, ngjarje kjo e ndodhur të enjten në afërsi të Pazarit të Ri në Tiranë.
I dyshuari kryesor Jetmir Llanaj, nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton të ketë dalë nga pikat kufitare për në Greqi në datën 14 korrik, 5 ditë para ngjarjes. Burimet pranë grupit hetimor thanë se ky fakt nuk e përjashton Llanin nga hetimet dhe kërkimi policor.
Të njëjtat burime thanë se ka informacione të besueshme që Llani është parë në Tiranë në një automjet tip “Porsh Kayene”, dy ditë para krimit, ndërsa përshkrimi I autorit të vrasjes së Shkretës nga dëshmitarët okularë të ngjarjes përputhet me të dyshuarin e policisë.
Ndërkohë që edhe informacionet e tjera të ardhura në rrugë operative në polici i bashkohen pistës dhe dyshimeve për Llanin. Të njëjtat burime thanë se në kërkim është edhe vëllai i tij Muharremi.