Aksionet e policise rrugore ne sherbime te perforcuara
Vijojnë aksionet e policisë rrugore për ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që kryejnë shkelje të sinjalistikave apo rregullave të tjera të kodit rrugor duke u bërë shkak për aksidente.
Më herët ishte Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, i cili deklaroi për nisjen e një aksioni në tërë vendin për parandalimin e aksidenteve rrugore.
Në të gjithë vendin janë ngritur shërbime të përforcuara të policisë rrugore ndërsa turnet janë kthyer me orat të zgjatur 12-orësh. Në Tiranë janë vendosur postoblloqe të lëvizshme të policisë rrugore të mbështura dhe nga patrullat e përgjithshme në kryqëzimet kryesore dhe hyrje-daljet e kryeqytetit.
Shërbime 24 orëshe janë ngritur për të mbikqyrur dhe disiplinuar qarkullimin e mjeteve në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa në bashkëpunim me shërbimet e policisë rrugiore të linjave janë ngritur postblloqe në aksin Tiranë-Plepa, në aksin Tiranë-Elbasan si dhe në dalje të Kamzës.
Postoblloqet e policisë rrugore do të vijojnë të qëndrojnë gjatë të gjithë muajit, ndërsa pritet që plani i masave të vijojë deri në fund të verës.