Hetimi 3-javor, Kuvendi “nis” shkarkimin e Spahiut
Kuvendi nis zyrtarisht procedurën për hetimin dhe më pas shkarkimin e Kreshnik Spahiut nga posti i zëvëndëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Pavarësisht votimit kundër të opozitës, Parlamenti me 72 vota të mazhorancës dhe një të kreut të PBDNJ-së Vangjel Dule kanë votuar ngritjen e komisionit që do të drejtohet nga deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj.
Para se të kalonte në votim ngritja e këtij komisioni, Kreshnik Spahiu është drejtuar më nje letër Kuvendit për tu dëgjuar në seancë.
Për këtë cështje ka ardhur përgjigjia e menjëhershme e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, ku thotë se në bazë të rregullores zëvendës kryetari i KLD-së nuk mund të flasë në seancë plenare.