E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimi i 21 janarit, përplasje PD-PS në sallën e Kuvendit

Hetimet e 21 janarit kanë sjellë përplasje të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës , duke hedhur akuza të ndërsjellta për palën tjetër.

Mazhoranca është shprehur se duhet të shkojnë para drejtësisë ata që organizuan 21 janarin në sulmin ndaj insititucioneve, ndërsa opozita kërkon të shkojnë përpara drejtësisë ata që vranë 4 demonstruesit.

Akuza të ashpra, të ngjashme me ato të një vitit më parë kanë artikuluar të gjithë deputetë që kanë folur në kohën e diskutimit të lirë në seancën plenare.

1 vit pas 21 janarit Prokuroria ka kërkuar arrestimin e komandantit të gardës Andrea Prendi, shoferit të tij dhe shefit të IT së Kryeministrisë.

Ndërkaq ajo këkroi edhe heqjen e imunitetit për tre deputetë të Partisë Socialistë, të cilët do të jenë këtë të premte në Këshillin e Mandateve dhe imuniteteve.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›