Hetimi i Zgjedhjeve nisin negociatat PD-PS në Kuvend
TIRANE- Kuvendi i Shqipërisë nisi rreth orës 19:00 seancën e fundit për vitin 2010, me qëllim negociatat për arritjen e një marrëveshjeje për mënyrën e hetimit të zgjedhjeve të kaluara.
Seanca e sotme vjen si vazhdim i debatit në kuvend nga dita e premte po për të njëjtën cështje. Mësohet se palët kanë diskutuar tre variante, por që të tre variantet kanë ngecur vetëm në një pikë; përfshirjen në projekt/vendimin e Parlamentit të pikës së kërkuar nga demokratët, për hetimin e zgjedhjeve duke respektuar Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor.
Nëse kjo ndodh, së pari komisioni hetimor parlamentar do t’i marrë materialet zgjedhore në Arkivën e Shtetit dhe jo në KQZ, sic kërkon Partia Socialiste.
Komisioni hetimor dështon raundi i 3-të i negociatave PD-PS
Ora: 16:55- Dështon një raund tjetër negociatash mes PS dhe PD për arritjen e një kompromisi për hetimin e zgjedhjeve të qershorit të 2009. Deputetët e PS negociatorë për arritjen e një kompromisi Fatmir Xhafa dhe Damian Gjinkuri janë takuar gjatë ditës së sotme me negociatorët e PD Ilir Rusmali dhe Viktor Gumi por edhe ky takim nuk ka sjellë asnjë rezultat në pikën ku kanë ngecur negociatat për mënyrën se si duhet të procedohet me materialet e kutive të votimit.
Kësisoj të dy palët vijnë në seancën e fundit kuvendore për këtë vit pa asnjë kompromis duke ia transferuar krizën politike 2011-ës.
Takimi i zhvilluar sot ishte i treti që nga e enjtja ku një maratonë e gjatë kuvendore nuk solli asnjë kompromis për krizën e mbetur pezull që pas zgjedhjeve të 2009. Lidhur me kutitë e votimit, PS mbështet qendrimin e saj që materialet zgjedhore t’i vihen në dizpozicion komisionit hetimor dhe të mos shkojnë në arkiv ashtu sikundërse e parshikon kodi. Por demokratët nuk lëshojnë pe në këtë pikë. Po gjatë ditës së sotme kreu i selisë rozë Edi Rama mblodhi një grup deputetësh mes tyre edhe negociatorët Fatmir Xhafa dhe Damian Gjiknuri.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera Grupi i PD mbledhje në ambientet e Kuvendit para nisjes së seancës Kriza politike, PD-PS sot shansi i fundit për kompromis