E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqi i Gërdecit, shtyrja e fundit në 2010

Për tre javë me rradhe, seanca gjyqësore për tragjedinë e Gërdecit është shtyrë edhe sot. Kështu për këtë vit, 29 të pandehurit e akuzuar për tragjedinë e 15 marsit të ndodhur në Gërdec të Tiranës nuk do të dalin më para togave te zeza. E nëse ne seancat e mëparshme ka qenë mungesa e avokatëve ajo që ka shtyrë senacat, ditën e sotme ka qenë mungesa e Fatmira Hajdarit, gjyqetares së trupit gjykues që ka bërë edhe shtyrjen e seancës gjyqësore, duke bërë që për afro një muaj ky gjyq të mos zhvillohet në Gjykatën e Tiranës. Ndërkohë që pritet që po në këtë organ të zhvillohet një tjetër seancë për tre të pandehurit e arrestuar, ku një trup tjetër gjykues do të numëroj ditët e paraburgimit për të arrestuarit. Kjo vjen pasi Gjykata e Apelit e ka rikthyer në shkallë të parë për të parë nëse kanë përfunduar ose jo ditët e qëndrimit në parabugrim për tre të arrestuarit, Mihal Delijorgji, Ylli Pinari dhe Sokol Ngjeçi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›