PD-PS mbledhin grupet në ambientet e Kuvendit para nisjes së seancës
TIRANE- Seanca e sotme parlamentare, e parashikuar të niste rreth orës 17:00, nuk ka nisur ende. Pritet që kjo seancë të jetë shansi i fundit për negociatat e PD-PS mbi ngritjen e komisionit hetimor, që pritet ti japë zgjidhje edhe krizës politike. Ndryshe kriza do t’i zhvendoset 20011-ës.
Ndërkohë që pritej fillimi i seancës, Grupet Parlamentare PS-PD kanë nisur mbledhjet respektive në ambientet e Kuvendit. Mbledhja drejtohet nga kryeministri Berisha për PD dhe nga Gramoz Ruci për PS. Ndërsa nuk bëhen të ditura detaje të tjera.
Pak më parë dështoi edhe raundi i tretë i negociatave mes palëve për ngritjen e komisionit hetimor. Shkak është bërë, mos rënia dakort e palëve për mënyrën se si do të veprohet me kutitë e materialeve zgjedhore.
(m.a/BalkanWeb)